“E godita me një tigan”: Nëna e 25-vjeçares me aftësi të kufizuara përshkruan tmerrin që përjetoi në Kypseli, Athinë
Shokuese ajo që thotë nëna e 25-vjeçares me aftësi të kufizuara për shqiptarin që dyshohet se abuzoi seksualisht me fëmijën e saj – Nuk ka shenja përdhunimi, thotë raporti i ekspertizës mjeko-ligjore
“Kisha shkuar në farmaci, nuk u vonova as dhjetë minuta, dhe kur u ktheva në shtëpi e kapa duke kryer veprime të turpshme ndaj fëmijëve.
E godita me një tigan, rrëshqita, ai më goditi, madje i dha edhe një grusht në sy njërës prej vajzave. Tani po shkoj në spitalin Thriasio për të parë si është fëmija.
Ai tani është në kërkim; policët kanë ngritur pritë pranë shtëpisë së tij nëse shkon atje që ta kapin, por unë besoj se është larguar drejt Shqipërisë”, thotë për in.gr nëna e dy vajzave, pas makthit që përjetoi në zonën e Kypselit.
Video In: Momenti kur Policia Greke dhe Shërbimi i Urgjencës Mjekësore mbërrijnë në vendngjarje:
ÇFARË NDODHI?
Denoncim tronditës: Një burrë dyshohet se përdhunoi një 25-vjeçare me aftësi të kufizuara – Nëna e gjeti dhe e ndoqi me thikë
Një nënë e dy vajzave me aftësi të kufizuara ka bërë një denoncim tronditës, duke deklaruar se njëra prej tyre dyshohet se ka rënë viktimë e përdhunimit në banesën e tyre në zonën e Kypselit.
Sipas saj, një burrë hyri në apartamentin përdhes ku ajo jeton me dy vajzat e saj binjake, tashmë të rritura, rreth 25 vjeçe, dhe abuzoi seksualisht me njërën prej tyre. Sipas informacioneve, nëna theksoi se gjatë mungesës së saj, burri – me origjinë shqiptare – ka hyrë në shtëpi dhe ka përdhunuar njërën nga dy vajzat, ndërsa dyshohet se mund të ketë sulmuar edhe tjetrën.
Viktima u plagos dhe u dërgua në spital
Autori i dyshuar raportohet se është kapur nga kamerat e sigurisë. Nëna u kthye në shtëpi dhe e gjeti burrin brenda. Sipas të njëjtave burime, ajo e ndoqi me thikë, ndërsa ai u largua me vrap dhe aktualisht është në kërkim.
Bëhet fjalë për një person të njohur të nënës. Njëra prej vajzave binjake, e cila dyshohet se ka qenë viktimë e abuzimit seksual, ka pësuar lëndime dhe është transportuar në spital.
Sipas informacioneve të fundit, pas ekzaminimit mjeko-ligjor të cilit iu nënshtruan të dyja vajzat, nuk ka shenja apo gjurmë përdhunimi. /noa.al
