Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

E konfirmon Policia: Dyshohet për vrasje të rëndë në rastin e Enver Bajraktarit

 
   

Policia e Kosovës ka konfirmuar se rasti i gjetjes së një trupi të pajetë në fshatin Baicë të Lipjanit po trajtohet si dyshim për vrasje të rëndë.

Zëdhënësja për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka deklaruar se rreth orës 12:00 është gjetur një trup i groposur, për të cilin dyshohet se i përket Enver Bajraktarit, i raportuar i zhdukur të dielën.

“Sot rreth orës 12:00,  më fshatin Baicë të Lipjanit, është gjetur i groposur një trup i pajetë (ende i paidentifikuar). Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet procedurale, ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe identifikim. Bazuar në rrethanat fillestare, dyshohet për vrasje të rëndë. Aktualisht  hetiesit janë duke puniar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës”, tha Ahmeti.

Policia dhe Prokurori i Shtetit kanë nisur hetimin, që pritet të zbulojë rrethanat në të cilat humbi jetën viktima.

Sipas informacioneve të para, Enver Bajraktari u gjet i varrosur disa metra nën tokë, në një arë të mbjellë me misër – e madje edhe me disa dërrasa përmbi. Të njëjtat burime, grupi që po e kërkonte Enverin ra në gjurmë, duke ndjekur rrugën kah ishte tërhequr zvarrë për t’u dërguar aty ku u varros.

Bazuar në disa dëshmi të familjes së tij, ai nuk ka pasur probleme e as ndonjë konflikt me ndonjë person të caktuar.

Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.