Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

E konfirmon Prokuroria: Xhemajl Nuhiu është i dyshuar për vrasjen në Hajvali, ende në arrati

 
   

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se i dyshuari kryesor për vrasjen mbrëmë në Hajvali është Xhemajl Nuhiu.

Ai është ende në arrati.

Njoftimi:

Prishtinë, 12 Gusht 2025- Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se me date 11.08.2025, rreth orës 22:00, një ngjarje tragjike ka ndodhur ne lagjen Hajvali të Prishtinës, ku një person M.M., është qëlluar me armë zjarri. Viktima u dërgua menjëherë në Qendren Klinike Universitare të Kosoves, ku mjekët e konstatuan vdekjen e tij pa shenja jete.

Menjëherë pas marrjes se informatës, njësitet relevante te Policise se Kosoves, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorin e shtetit, kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Si rezultat i veprimeve të deritanishme hetimore, është identifikuar autori i dyshuar, Xhemajl Nuhiu, I cili aktualisht është në arrati dhe po kërkohet nga organet e rendit. Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbeten e përkushtuar në zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe sjelljen para drejtësisë të autorit të kësaj vepre të rëndë penale.