Lajme

E krahasoi Kurtin me Vuçiqin – Aliçkaj “shpërthen” ndaj Kuçit: Krahasim i pavend dhe fyes

 
   

Agim Aliçkaj ka reaguar ndaj deklaratës së publicistes Natyra Kuçi, e cila kishte thënë se “Vuçiqi dhe Kurti e ushqejnë njëri-tjetrin përmes politikave nacionaliste”.

Në reagimin e tij në Facebook, Aliçkaj e ka quajtur këtë krahasim plotësisht të pavend, duke theksuar dallimin thelbësor mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, si dhe duke mbrojtur nacionalizmin si të domosdoshëm në rrethanat aktuale për Kosovën dhe kombin shqiptar, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

E nderuara Natyra Kuçi!

Krahasim i keq, plotësisht i pavend,  i cili nuk të bën  nderë.

Vuçiqi është një kriminel lufte, diktator, shovenist, racist, fashist dhe hegjemonist, përpara se nacionalist.  Ai dëshiron ta zhdukë kombin shqiptar, përfshirë ty dhe familjen tënde.

Kryeministri Albin Kurti është lider demokratik i zgjedhur nga populli për ti mbrojtur interesat nacionale dhe shtetërore.  Sukseset dhe rezultatet e tij janë të qarta, për ata që duan të shohin drejt.

Ai nuk ka bërë asgjë të keqe kundër serbëve dhe popujve tjerë të Ballkanit.

Nacionalizmi nuk e rrezikon askend, përkundrazi, në situatën që gjendet Kosova dhe kombi shqiptar, është i domosdoshëm.

Do të ishte mirë që nëse do ta përdorje karizmën  tënde për ineresa kombëtare, quaje në daç edhe nacionaliste.

 
 
 
 

 

Të Ngjashme