Korçë – Një e moshuar rreth 70 vjeç, me inicialet Z.Q., u gjet pa shenja jete pasditen e së shtunës në banesën ku jetonte.
Sipas informacioneve paraprake, 70-vjeçarja jetonte e vetme në banesën e një mikeje, e cila e ndihmonte rregullisht me ushqime dhe medikamente. Burimet bëjnë me dije se e ndjera vuante nga disa sëmundje dhe vdekja e saj është përcaktuar si natyrale.
Megjithëse nuk kishte familjarë të afërt, e moshuara mbështetej shpesh nga mikja dhe djali i saj, të cilët kujdeseshin për të në mënyrë të vazhdueshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
