Lajme

E nervozon deputeti, Bërnabiq: Kosovën nuk e kemi fqinje, ajo është Serbi

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka reaguar me nervozizëm ndaj deklaratës së një deputeti i cili, gjatë seancës së sotme, Kosovës iu referua si vend fqinj, ani se e la ta përfundojë fjalimin.

Ishte deputeti nga “Fronti i Gjelbër”, Dobrica Veselinovic, ai që duke folur për problemet që ka shteti serb, ka përmendur edhe Kosovën, duke përdorur shprehjen “fqinjët tanë”.

Bërnabiq, tha se ky mund të jetë qëndrim i tij, por jo edhe i Kuvendit ku ai bënë pjesë.

“Për Kuvendin Popullor të Republikës së Serbisë, këta nuk janë fqinjët tanë. Kosova është pjesë përbërëse e Republikës së Serbisë.

Krahinë autonome, Krahinë Autonome e Kosovës.Këta nuk janë fqinjët tanë.Ky mund të jetë qëndrimi juaj dhe qartazi është qëndrimi juaj, prandaj nuk ju ndërpreva, por ky nuk është qëndrimi zyrtar i Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë. Faleminderit.”, tha ajo.

Të Ngjashme