Aktuale

E rëndë në vend, gjendet i pajetë mësuesi në banesën e tij

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në qytetin e Korçës, ku një mësues 67-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij.

Sipas informacioneve paraprake, i moshuari jetonte i vetëm. Ai është gjetur nga mbesa e tij, e cila kujdesej rregullisht për të dhe kishte shkuar për ta vizituar, pasi nuk kishte arritur të lidhej me të. Ka qenë pikërisht ajo që ka njoftuar menjëherë shërbimet e policisë.

Nga këqyrja paraprake e trupit, ekspertët mjeko-ligjorë nuk kanë konstatuar shenja dhune. Dyshimet e para janë se 67-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrore, megjithatë autoritetet bëjnë me dije se pritet ekspertiza e plotë për të përcaktuar me saktësi rrethanat e humbjes së jetës.

Ngjarja sjell sërish në vëmendje problematikën e vetmisë tek të moshuarit, një fenomen i përhapur, ku shumë prej tyre jetojnë të izoluar dhe pa kujdes të përditshëm.

Të Ngjashme