Aktuale

E rëndë/ Një 53-vjeçar gjendet pa shenja jete në banesë, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen nr. 3 në Sarandë, ku një 53-vjeçar është gjetur në banesë pa shenja jete.

Policia e Sarandës ka sqaruar se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Paraprakisht dyshohet se 53-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e përdorimit të lëndëve narkotike.

Gjithashtu bëhet e ditur se grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të ndërrimit të jetës.

Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente për veprime të mëtejshme.

Të Ngjashme