Këngëtarja shqiptare Xhesika Polo ka humbur babain e saj. Lajmi i trishtë që është ndarë nga vetë artistja në rrjetet sociale.
Gjatë rrugëtimit të saj në spektaklin Ferma VIP, babai i saj, Artur Polo, ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj dhe më të përkushtuar. Ai e ka përkrahur publikisht Xhesikën në çdo hap të karrierës së saj, duke treguar shpesh krenarinë për arritjet e së bijës.
Një nga momentet më emocionuese për publikun ka qenë telefonata surprizë gjatë qëndrimit të saj në “Ferma VIP 1”, ku Xhesika dhe i ati ndanë me publikun marrëdhënien e tyre të veçantë, duke prekur zemrat e shumë shikuesve.
Artur Polo gjithashtu ka qenë i pranishëm në studio televizive për të shprehur mbështetjen e tij ndaj vajzës, duke dëshmuar lidhjen e fortë familjare që i bashkonte.
Ngushëllime familjes Polo për këtë humbje të madhe.


