Lajme

Edhe një varrezë masive në komunën e Zubin Potokut

U gjet edhe një varrezë masive në komunën e Zubin Potokut.

Janë identifikuar mbetje mortore. Hollësi të tjera pas pak.

Kjo është varreza e dytë që u gjet ditëve të fundit në këtë komunë.

Më parë u gjet një varrezë masive që dyshohet se të jetë e të zhdukurve nga lufta e viteve 1998-1999 në fshatin Kalludër e Vogël.

Gërmimet në këtë fshat të Zubin Potokut nisën në fillim të javës, pas një hetimi rreth dyvjeçar dhe arrestimit të dy të dyshuarve nga autoritetet kosovare.

Të Ngjashme