Aktuale

“Edhe pse akoma në gjendje të rëndë”, Luiz Ejlli jep një njoftim pasi u lëndua

Këngëtari dhe personazhi i njohur publik, Luiz Ejlli, ka ndarë me ndjekësit e tij një mesazh të drejtpërdrejtë përmes rrjeteve sociale, duke bërë të ditur se do të udhëtojë drejt Brukselit, edhe pse nuk ndodhet në gjendjen më të mirë shëndetësore.

Në një postim në Instagram Story, ai shprehet se, pavarësisht gjendjes së rënduar, dëshira për të qenë pranë fansave është më e madhe. “Edhe pse akoma në gjendje të rëndë, nesër do të jem në Bruksel sepse dua të jem aty me ju,” shkruan Ejlli.

Artistit i është bërë gjithashtu një thirrje ndjekësve që të tregojnë kujdes gjatë eventit, duke theksuar: “Veç kujdes mos më shkelni aman.”

Në fund të mesazhit, ai ka informuar se biletat për eventin janë të disponueshme përmes linkut në bio, duke nxitur interes të madh nga fansat që presin ta shohin nga afër.

Të Ngjashme