Aktuale

Edi Rama shfaqet krah Kryeinspektorit Dash Sula, e SFIDON publikisht: Zotëria nuk më ka kursyer në Parlament, të shohim si do t’i bëjë gjërat tani

Kryeministir Edi Rama u shfaq ditën e sotme krah kryeinspektorit të Përgjithshëm, Dash Sulës, me të cilin ka pasur përplasje dhe kritika të ashpra në sallë ne Parlamentit.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë fillimisht bëri me dije se pavarësisht të gjitha vështirësive, ka ardhur koha për të kaluar në zbatimin e thelluar të reformës dhe për të ndërtuar kompleksin e ri të Inspektoriatit të Përgjithshëm.

Ndërkohë që i ndalur më tej te Sula, i cili tanimë me “bekimin” e vetë Ramës mban postin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, kryeministri e cilësoi këtë eksperiencë të re me të si një sfidë personale dhe theksoi se përparimi varet nga bashkëpunimi mbi objektivat e përbashkëta, pavarësisht prejardhjeve politike.

“Tani dua të them dy fjalë për faktin që Kryeinspektori vjen nga një pjesë e karrierës që ka qenë politike, por më parë ka qenë protagonist në sistemin e mëparshëm të drejtësisë. Ai ka pasur gjithçka nevojshme për të ndjekur këtë punë, pasi formimi juridik në këtë rast është i rëndësishëm, por ka edhe sfidën që të gjitha ato që i ka thënë Blerinës në Parlament, bashkë me Blerinën t’i adresojë.

Kur vjen puna te politika, ndarja është e natyrshme sepse jetojmë në një sistem demokratik. Por kur vjen puna te objektivat e përbashkëta, për sa kohë na jepet mundësia, le të përpiqemi së bashku.

Kjo është edhe një sfidë personale, pasi edhe mua nuk më ka kursyer zotëria kur kam qenë në Parlament. Tani ta shohim si i bën gjërat, të cilat na thoshte ne në Parlament që nuk i bëjmë si duhet. Por realisht, të kalosh nga teoria te praktika është njësoj si të kalosh nga poezia te romani”, tha Rama mesditën e kësaj të premte, duke e sfiduar kështu publikisht Sulën, i cili jo më larg se disa muaj më parë bërtiste me të madhe në sallë problemet e qytetarëve.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:

Kur vjen puna te lëshimi i territoreve të përgjegjësisë, është gjithmonë jo e lehtë. Tani do të kalojmë në fazën e zbatimit të thelluar të kësaj reforme, e cila do të shoqërohet edhe me fillimin e punës për të ndërtuar kompleksin e ri të Inspektoriatit të Përgjithshëm, me kushte optimale për të mbledhur të gjitha inspektoriatet dhe për t’u dhënë sensin e një trupe të vetme.

Por një gjë është e sigurt: deri tani nuk mund të themi se me inspektimin kemi bërë progresin e nevojshëm. Inspektimi mbetet një problem në të gjithë mekanizmin, mbetet një problem në organizim, në mendësi dhe në hendekun midis shërbimit dhe pengimit të atyre që duhet të shërbehen, të cilët jo rrallë jo vetëm që nuk shërbehen, por keqtrajtohen dhe abuzohen.

Megjithatë, nga ana tjetër, unë gjithmonë kam besuar dhe besoj që sistemi dhe përmirësimi i sistemit janë përgjegjësi. Mund të ndryshojmë të gjithë njerëzit, mund të sjellim njerëz edhe nga Hëna, por nëse sistemi nuk është i mirëorganizuar, përsëri do të biem në të njëjtat situata, që për fat të keq i ndëshkojmë më rrallë se më parë, por shumë shpesh, sot që jemi në prag të anëtarësimit në BE.

Tani dua të them dy fjalë për faktin që Kryeinspektori vjen nga një pjesë e karrierës që ka qenë politike, por më parë ka qenë protagonist në sistemin e mëparshëm të drejtësisë. Ai ka pasur gjithçka nevojshme për të ndjekur këtë punë, pasi formimi juridik në këtë rast është i rëndësishëm, por ka edhe sfidën që të gjitha ato që i ka thënë Blerinës në Parlament, bashkë me Blerinën t’i adresojë.

Kur vjen puna te politika, ndarja është e natyrshme sepse jetojmë në një sistem demokratik. Por kur vjen puna te objektivat e përbashkëta, për sa kohë na jepet mundësia, le të përpiqemi së bashku.

Kjo është edhe një sfidë personale, pasi edhe mua nuk më ka kursyer zotëria kur kam qenë në Parlament. Tani ta shohim si i bën gjërat, të cilat na thoshte ne në Parlament që nuk i bëjmë si duhet. Por realisht, të kalosh nga teoria te praktika është njësoj si të kalosh nga poezia te romani.

Të Ngjashme