Aktuale

Egli Pashollari u qëllua me thikë për vdekje, mikja prek me fjalët për 31-vjeçarin: Ikja jote, plagë që nuk do të shërohet kurrë! Do të dua përgjithmonë (Video)

Miqtë e Egli Pashollarit kanë reaguar të pikëlluar për vrasjen e 31-vjeçarit, i cili u qëllua me thikë për vdekje nga 40-vjeçari Gazment Buçpapaj të premten e kaluar.

Në një postim në rrjetin social TikTok, mikja e Eglit, Edisa, i ka kushtuar fjalë prekëse të riut. Edisa shkruan se ikja e Eglit, është plagë që nuk do të shërohet kurrë dhe se pa atë, jeta nuk do të jetë njësoj.

Po ashtu ajo nënvizon në postimin e saj, se 31-vjeçari do mbetet shoku dhe më i mirë për këdo që e ka njohur në jetë dhe se ai do të jetë përgjithmonë në jetën e saj.

“Ti e dije qe te doja shume cerro po une nuk e dija qe te doja edhe me shume nga sa mendoja. Plaga dhe mungesa qe me ke lene sdo me sherohen kurre por do mesoj te jetoj me to sepse pa ty sdo jete njesoj. Te doja te dua dhe do te dua pergjithmone me shpirt te paster vllai im. Kurre sdo e pranoj dot faktin qe sdo te kem me te pranishem ne jeten time dhe asnje tavoline sdo e ket me shijen njesoj pa ty shpirti im. Asnji verë sdo jet me aq e ngroht pa ty sepse plaga qe na esht hap ne kraharor na e ka ftoh dhe shpirtin. Ishe dhe do mbetesh me i miri djale dhe me i miri shok per kedo qe te njohu vertet vlla. Pergjithmone ne zemren time???? See you soon”, shkruan ajo.

@edisa_mua Ti e dije qe te doja shume cerro po une nuk e dija qe te doja edhe me shume nga sa mendoja. Plaga dhe mungesa qe me ke lene sdo me sherohen kurre por do mesoj te jetoj me to sepse pa ty sdo jete njesoj. Te doja te dua dhe do te dua pergjithmone me shpirt te paster vllai im 🤍 Kurre sdo e pranoj dot faktin qe sdo te kem me te pranishem ne jeten time dhe asnje tavoline sdo e ket me shijen njesoj pa ty shpirti im. Asnji verë sdo jet me aq e ngroht pa ty sepse plaga qe na esht hap ne kraharor na e ka ftoh dhe shpirtin. Ishe dhe do mbetesh me i miri djale dhe me i miri shok per kedo qe te njohu vertet vlla. Pergjithmone ne zemren time🤍 See you soon… ♬ оригинальный звук – TronExPo ashtu, një reagimin për ndarjen nga jeta të Egli Pashollarit, kishte edhe modelja e njohur shqiptare, Franceska Jaçe, e cila ka bërë një koment në njoftimin për ceremoninë mortore të të riut.

“Qofsh i parajsës o djali me i mire , shoku me i mire , vëllai me i mire , fëmija me i mire”, shkruan Jaçe.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e 20 shkurtit, rreth orës 15:40. I riu Egli Pashollari i cili u tha se ka qenë dhe një nga njerëzit e afërt të Emiljano Shullazit, u qëllua me thikë pas shpine dhe fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës për në spital.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim shtetasin Gazment Buçpapa, ndërkohë që në policia ka dhënë dëshminë dhe bashkëshortja e këtij të fundit.

Fillimisht ajo deklaroi se 31-vjeçari e kishte ngacmuar dhe për këtë arsye i kishte thënë bashkëshortit i cili më pas e qëlloi të riun me thikë. Por kjo deklaratë u hodh poshtë vetëm disa orë më pas, ku ka qenë pikërisht ajo e cila tha se “mollë sherri” u bë bllokimi i rrugës.

Të Ngjashme