etaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e ndodhur në Nikël.
Sipas informacioneve, ka qenë vetë autori ai që ka njoftuar policinë pas krimit. Viktima dhe autori mësohet se ishin fqinj, ndërsa mes tyre ekzistonte një konflikt i mëparshëm, detajet e të cilit ende nuk janë bërë të ditura.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa vijojnë hetimet për të sqaruar se si ka ndodhur ngjarja.
Eduart Afmataj është autori i vrasjes së Artur Çangut në Fushë Krujë pak më parë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Nikël, ndërsa gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat mëson se viktima dhe autori ishin fqinj.
Mes tyre kishin një konflikt, ndërsa ende nuk dihen detajet. Familjet përkatëse janë marrë në pyetje dhe nuk kane raportuar asnjë konflikt të mëparshëm.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet rrethanat sesi ka ndodhur ngjarja./Top Channel
