Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

eKosova lëshon dy shërbime të reja për bizneset

Platforma eKosova ka njoftuar se ka lëshuar dy shërbime të reja digjitale në bashkëpunim me Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, të cilat janë tashmë të qasshme në kategorinë “Biznesi”.

“Në bashkëpunim me Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve, në platformën eKosova janë lansuar dy (2) shërbime të reja në kuadër të kategorisë “Biznesi”:

1. Shkarko vërtetimin individual;

ekosova.rks-gov.net/671

2. Shkarko vërtetimin biznesor;

ekosova.rks-gov.net/672

Vëmendje: Për të përdorur këtë shërbim, sigurohuni që llogaria juaj në eKosova të jetë e verifikuar (niveli i dytë i identifikimit)”, thuhet në njoftim.