Aktuale

EKSKLUZIVE/ Republika e Libanit refuzon ekstradimin e Fadi Awlan ne Shqipëri, 49 vjeçari vr*u me th*ke vajzën e tij në Tiranë

Fadi Alwan, 49-vjeçari me origjinë nga Libani që vrau me thikë vajzën e tij, Rayyan Alwan, në Tiranë, nuk do të ekstradohet nga vendi i tij i origjinës.

Gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj, ka siguruar një shkresë me datë 18 shtator 2025, përmes së cilës Republika e Libanit ka njoftuar Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme se ka refuzuar kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Fadi Alwan drejt vendit tonë.Në të njëjtën shkresë, autoritetet libaneze i kërkojnë Shqipërisë dërgimin e të gjitha veprimeve hetimore dhe provave të mbledhura për ngjarjen e rëndë të ndodhur në shkurt të vitit 2025.

Rezulton se 49-vjeçari u ndalua rreth dy muaj pas krimit, më 23 prill të vitit të kaluar.

Pavarësisht akuzës për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, hetuesit ende nuk e kanë të qartë motivin që çoi në kryerjen e krimit.

Sipas të dhënave, Rayyan Alwan kishte ardhur në Tiranë së bashku me babanë e saj përmes aeroportit të Rinasit. Pasi dolën nga terminali, ata morën një apartament me qira përmes Airbnb, në afërsi të rrugës së Kavajës.

Dyshohet se pikërisht në këtë ambient ndodhi krimi, ku Fadi Alwan e goditi disa herë me thikë vajzën e tij, duke e lënë të vdekur në vend, mbi krevatin në dhomën e gjumit.Pas ngjarjes, ai u largua nga Shqipëria më 22 shkurt 2025, sërish përmes aeroportit të Rinasit, drejt Gjermanisë.

Trupi i pajetë i vajzës u zbulua nga pronarja e apartamentit, e cila pasi trokiti në derë dhe nuk mori përgjigje, hyri brenda dhe konstatoi ngjarjen e rëndë.

Më pas u njoftua policia, e cila përmes kamerave të sigurisë arriti të provojë se autor i vrasjes ishte babai i saj, Fadi Alwan.

Të Ngjashme