Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ekskluzive: Shkarkohet drejtori i Termocentralit Kosova B në KEK

Klan Kosova mëson se këtë të premte është shkarkuar nga pozita e Drejtorit të Termocentralit B, Ramadan Ahmeti.

Ky vendim është marrë nga u.d. drejtori ekzekutiv, Gramos Hashani.

Moneytizer Paragrafi 2

Shkarkimin e tij e ka konfirmuar edhe Ahmeti për gazetaren e Klan Kosova, Altiana Zogaj, i cili nuk dha detaje të tjera rreth arsyes nën të cilën u mor ky veprim, raporton Klankosova.tv.

Ky shkarkim po ndodh në një periudhë kur, nën drejtimin e Gramos Hashanit, KEK-u po karakterizohet nga emërime të shpeshta të ushtruesve të detyrës, mungesës së stabiliteti dhe kaosit energjetik.

Moneytizer Paragrafi 4

Gjatë këtij menaxhimi, prodhimi vendor ka rënë në nivele alarmante, duke bërë që vendi të detyrohet të mbulojë nevojat me import të shtrenjtë të energjisë, ndërsa KEK-u përballet me krizë të thellë operacionale.