Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ekspertët e sigurisë e konsiderojnë të qëlluar blerjen e dronëve Bayraktar

 
   

Dronët turq “Bayraktar TB-2” tashmë janë në bazat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa oficerët kosovarë e kanë kryer trajnimin për përdorim dhe janë të gatshëm për urdhra. Kështu u la të nënkuptohet nga kryeministri Albin Kurti, i cili ka njoftuar se dronët turq kanë arritur në Kosovës. Ekspertët e sigurisë thonë se Bayraktar-i është një ndër dronët më të sofistikuar në botë, dhe mund të operojë dhe të mbrojë në të gjithë territorin dhe kufijtë e Kosovës pa asnjë problem.

Bayraktar-i” është mit në Ukrainë e shpresë për ushtarët që po i bëjnë ballë Rusisë.

Me shpejtësi rreth 220 kilometra në orë, droni turk në qiell mund të fluturojë mbi 27 orë pa ndërprerë.

Droni që shkatërron tanke, mjete të blinduara, e sisteme anti-raketore tashmë është edhe në duart e Ushtrisë së Kosovës.

Sa dronë i ka blerë Kosova nga Turqia nuk dihet, por “Bayraktar-i“ turk, është prezantuar zyrtarisht në njërën nga bazat e FSK-së.

Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia! Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë. Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare! Me Komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e kësaj arme të fuqishme”, ka thënë Albin Kurti, Kryeministër.

Për ta blerë dronin e pakapshëm nga radari i cili fluturon në dhjetëra kilometra lartësi, nuk ka qenë e lehtë sipas Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Për të drejtuar “Bayraktar-in” duhen tre persona, komandanti, piloti, dhe një operator. Oficerët e FSK-së tashmë janë trajnuar për të kryer misione me “Bayraktar TB-2”.

Qendra e pilotimit është një kamion lëvizës me qendra të radarit dhe kontrollit. Një ekip mund t’i kontrollojë tre dronë në të njëjtën kohë. Nga vendi ku qëndron ekipi, droni mund të kontrollohet deri në 150 kilometra distancë.

Rrezja e gjuajtjes së dronit turk është 15 kilometra distance, dhe thuajse çdo mjet tokësor i blinduar që hynë në këtë zonë mund të shkatërrohet. Raketa që shkatërron edhe sisteme antiraketore është kalibër 200 milimetër.

Dronët  e tillë, sipas ekspertëve të sigurisë janë blerje e qëlluar për ushtrinë e Kosovës.

“Lindje-perëndim, dhe veri-jug diku 170-180 kilometra hapësirë, kështu që ky dron edhe fluturon në atë hapësirë dikur rreth 150 kilometra nga baza e saj se ku do të vendoset dhe sigurisht që nuk është e pamenduar blera e këtyre dronëve sepse i përshtatet kushteve dhe relievit të Kosovës”, thotë Xhavit Sadrijaj, ish-Atashe i Sigurisë në Gjermani.

Ish-Atasheu i Sigurisë në Gjermani, thotë se Bayraktar TB-2 është një ndër dronët më të sofistikuar në botë.

Bart një ngarkesë mjaft të madhe me teknik luftarake deri në 100-150 kilogramë, mund të pajiset edhe me raketa të mençura, që janë jashtëzakonisht precize në goditjen e tankeve ose edhe mjeteve të blinduara apo edhe bunkerëve”, shtoi ai.

“Bayraktar-I” turk në duart e ushtrisë së Kosovës nuk i ka pëlqyer aspak presidentit të Serbisë. Aleksandar Vuçiq para disa ditësh ishte ankuar se Turqia po e armatos seriozisht Kosovën, madje duke cenuar raportet me shtetin serb.