Lajme

Ekspozita që ngjalli reagime, vjen kërkim-falja publike

Dy organizatat përgjegjëse për ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, kanë shprehur shqetësim të thellë për situatën e krijuar dhe kanë kërkuar falje të sinqertë për familjarët e viktimave civile të luftës, personat e prekur drejtpërdrejt apo tërthorazi nga lufta në Kosovë, bashkëpunëtorët dhe opinionin publik.

Sipas “Integra” dhe “ADMOVERE”, qëllimi i ekspozitës ka qenë nderimi i viktimave civile të luftës dhe ruajtja e kujtesës kolektive për krimet e kryera në Kosovë, duke theksuar se në asnjë moment nuk ka pasur synim ofendimi apo lëndimi të askujt.

Po ashtu, organizatat kanë bërë thirrje për ndaljen e sulmeve, linçimeve dhe kërcënimeve individuale, duke theksuar nevojën për shmangien e keqpërdorimit të situatës.

Ato kanë apeluar që çështje të tilla të trajtohen përmes diskutimit të hapur, të qetë dhe të respektueshëm.

Të Ngjashme