Aktuale

Ekzekutohen 100 eurot për studentët

 
   

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve bën të ditur se janë realizuar në tërësi pagesat në vlerë prej 100 euro për studentët përfitues. Sipas ministrisë, pagesat janë ekzekutuar në disa grupe dhe kanë përfshirë të gjithë studentët që kanë përmbushur kriteret e përcaktuara.

MFPT ka bërë të ditur po ashtu se janë realizuar edhe pagesat e para të bursës së mobilitetit për studentët që jetojnë në distancë dhe që plotësojnë kriteret për përfitim nga kjo bursë.

“Studentët të cilët nuk i kanë përmbushur kriteret e përcaktuara dhe, për rrjedhojë, nuk janë përfitues, janë njoftuar zyrtarisht për refuzimin përmes email-it të përdorur gjatë aplikimit në platformën e-Kosova. Për çdo ankesë apo paqartësi, ju mund të kontaktoni në adresat elektronike përkatëse, sipas kategorisë: Studentët që kanë ankesë lidhur me shtesën prej 100 euro, të drejtohen në emailin: [email protected]. Studentët që kanë ankesa ose paqartësi lidhur me bursën e mobilitetit, të kontaktojnë në emailin: [email protected]”, njofton Ministria e Financave.

Tre muaj më parë, qeveria në detyrë kishte marrë vendim t’i ndajë nga 100 euro për studentët dhe 20 milionë euro për bursat e mobilitetit, përmes së cilës mbështetën të gjithë studentët që vijnë nga familje me kushte ekonomike ndërmesatare.

 
 
 
 

 

Të Ngjashme