Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori fjalën në Kuvend për replikë ditën e sotme duke iu përgjigjur ministres së Jashtme, Elisa Spiropali.
Ai tha se shkarkimin ministrja nuk e kishte prej tij, por prej vetes dhe Belinda Ballukut.
“Eliza, je viktima më e parëndësishme e Lubisë dhe më e merituara, në një kohë kur sytë shqiptarëve drejtoheshin drejt asaj sikur të ishte korb e zezë, afër asaj është ajo, ti vijë si nuse këtu, veshur me të bardha. Ça kujtoje ti, se bar hante Lubia, jo, s’e ke nga Sali Berisha, e ke nga vetja jote”, u shpreh ai.
Dhe më tej vijoi të shpjegonte se shkarkimet nuk erdhën si faktor i tij, ndërsa deklaroi se teksa Spiropali priste të bëhej zv/kryeministre, vendin e saj e zuri “kloni i Lubisë”.
“Gëzoheshe se do ishte ti në vend të saj zv.kryeministre, por ja ku e ke klonin e Lubisë, është këtu brenda, se ti nuk di nga shkencat, nuk e ke nga ajo apo unë po e ke nga vetja juaj. Ajo thoshte unë do jem Lubia juaj dhe të dhanë atë që meritove”, tha kreu i selisë blu.
