Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Elvis Naçi jep lajmin e madh për vëllain e motrave Dhimaku

Një shpresë e re është ndezur pas tragjedisë që preku familjen Dhimaku, ku dy motrat humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku.

Ato humbën jetën nga një shofer i papërgjegjshëm teksa ishin duke shkuar në spital te vëllai, për trajtimin e të cilit shisnin misra.

MGID Paragrafi 2

Vëllai i tyre, Isli, i cili mbeti i plagosur rëndë, ka mbërritur në spitalin Bambino Gesu në Romë, ku do të nisë një trajtim të specializuar.

Lajmin e ka bërë publik Elvis Naçi, i cili ndau emocionet e forta për këtë moment vendimtar. “Amaneti u krye! Shpresat janë të mëdha që Isli i vogël të shërohet. Ai tani po fillon kurimin e një sëmundjeje të vështirë, por ne të gjithë të lutemi për djalin e vogël që të kthehet i shëruar në shtëpi,” shkruan ai, duke iu lutur Zotit t’i japë forcë dhe sukses mjekëve për shërimin e plotë të fëmijës.

Moneytizer Paragrafi 4

Pas dhimbjes së pafund për humbjen e dy vajzave, gjithë vëmendja e familjes dhe e opinionit publik është tashmë te shpresa për jetën e Islit. Lutjet e të gjithëve janë që ai të dalë fitimtar nga kjo betejë e vështirë dhe të rikthehet i shëndetshëm pranë nënës dhe babait.

Artikull i sponzorizuar