Aktuale

EMRAT/ Dënohet me burg shqiptari dhe gruaja e tij në Angli! Vranë foshnjen e tyre 3-muajshe

jë çift shqiptar është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Kurorës në Liverpool, pasi u shpall fajtor për vrasjen e djalit të tyre vetëm 3 muajsh.

Sipas vendimit, 37-vjeçari Klevi Pirjani duhet të vuajë të paktën 19 vite burg, ndërsa bashkëshortja e tij Nivaldi Pirjani minimumi 15 vite, përpara se të mund të kërkojnë lirim me kusht.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 24 nëntor 2024 në banesën e tyre në Seacombe, Wirral. Çifti nuk arriti të japë një shpjegim të qartë për plagët fatale të foshnjës, Miguel Pirjani, dhe as të përcaktojë se kush ishte përgjegjës për dëmtimet.

Mjekët në Spitali i Fëmijëve Alder Hey konstatuan se foshnja kishte pësuar dëmtime të rënda, përfshirë thyerje të kafkës dhe fraktura në brinjë, krah dhe këmbë, të cilat sipas ekspertëve ishin shkaktuar gjatë një periudhe disa javore. I mituri ndërroi jetë më 29 nëntor, pasi u shkëput nga aparaturat që e mbanin në jetë.

Gjatë gjyqit, prokurori Peter Wright deklaroi se natyra dhe numri i plagëve tregojnë për abuzim të vazhdueshëm fizik ndaj foshnjës nga prindërit e tij.

Pas vendimit, Policia e Merseyside publikoi edhe telefonatën emergjente në numrin 999, ku dëgjohej babai që raportonte se fëmija kishte ndaluar së marri frymë.

Ndërkohë, gjatë hetimeve, nëna pretendoi se bashkëshorti kishte ushtruar dhunë ndaj saj, por nuk deklaroi asnjëherë se e kishte parë atë duke dhunuar foshnjën.

Të Ngjashme