Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

EMRI/ E trishtë, emigranti shqiptar humb jetën rrugës për në vendlindje

Një shqiptar i Kosovës ka humbur jetën tragjikisht në një aksident gjatë udhëtimit nga Gjermania drejt Kosovës.

Ai ishte aksidentua 10 kilometra afër pikës kufitare Merdarë.

Lajmin e hidhur e ka ndarë FC Kosova Regensburg. Klubi përmes mesazhi lamtumire u shpreh se Xhevdet Berisha ishte dashamir këtij klubi

“Telegram ngushëllimi familjes Berisha! Me rastin e vdekjes së XHEVDET BERISHA përkrahës dhe dashamir i FC Kosova Regensburg, në aksidentin rrugës për në vendlindje, me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e mikut tonë Xhevdet Berisha , humanistë e veprimtar i shquar e i palodhur i çështjes kombëtare, bartës i shumë sukseseve në organizimin e mërgatës.

“Është kjo një humbje e madhe për familjen ngase mbetën pa më të dashurin e tyre, humbje e madhe edhe për mërgatën tonë, Komunën e Obiliqit dhe gjithë Kosovën.

Bashkëndjejmë dhembjen dhe Ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Berisha, mërgatës tonë, miqve dhe të gjithë dashamirëve”, thuhet në njoftim.