Aktuale

EMRI/ Nuk u pagoi mbi 20 mijë euro rroga punonjëseve në parukeri, pranga biznesmenit të njohur!

Është vënë në pranga pronari i një parukerie, dhe është proceduar penalisht bashkëshortja e tij, pasi nuk iu dhanë pagat punonjësve.

Në total shuma përllogaritet në 20 250 euro, ndërsa dyshohet se pajisjet me të cilat kryhej aktiviteti në subjekt ishin të kontrabanduara.

Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi Besmir Aliko, 41 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen Kaltrina Balaj, 38 vjeçe.

Kallëzimi u bë nga pesë shtetase, të cilat nuk janë paguar.

Është vënë në pranga pronari i një parukerie, dhe është proceduar penalisht bashkëshortja e tij, pasi nuk iu dhanë pagat punonjësve.

Në total shuma përllogaritet në 20250 euro, ndërsa dyshohet se pajisjet me të cilat kryhej aktiviteti në subjekt ishin të kontrabanduara.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni i koduar “Kolektivi”.

Nuk iu dhanë pagat (rreth 20 250 € në total), punonjëseve në subjektin e tyre (parukeri), vihet në pranga pronari dhe procedohet penalisht bashkëshortja e tij.

Gjithashtu, dyshohet se pajisjet me të cilat kryhej aktiviteti ekonomik në këtë subjekt, ishin kontrabanduar.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimeve të 5 shtetaseve, se ishin shfrytëzuar në vendin e tyre të punës (parukeri), duke mos u paguar për punën e kryer, si dhe duke u mashtruar mbi këtë aspekt, nga punëdhënësit e tyre, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Kolektivi”.

Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi Besmir Aliko, 41 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen K. B., 38 vjeçe.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrimi”, “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe i tatim

Të Ngjashme