Aktuale

EMRI/ Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz, vetëdorëzohet në polici pas rreth 5 muajsh 31-vjeçari i shpallur në kërkim

Është vetëdorëzuar në polici Gëzim Allçi, personi i cili i cili ishte në kërkim për armëmbajtje pa leje, moskallëzim krimi si edhe përkrahje e autorit të krimit në lidhje me vrasjen e dyfishtë në Manëz, ku u vranë me armë zjarri 33-vjeçari Flori Paluçi dhe 23-vjeçari Aranit Kurti.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, të datës 13.11.2025, e cila ka caktuar në mungesë masën e sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit G. A., 31 vjeç, banues në Manëz, Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Shtetasi G. A. ishte shpallur në kërkim, i dyshuar si i përfshirë në ngjarjen e ndodhur në tetor 2025, në Manëz, Durrës, ku mbetën të vrarë me armë zjarri dy shtetas.

Ky shtetas është vetëdorëzuar në DVP Durrës.

Gjithashtu, ky shtetas ka dorëzuar një send në dukje pistoletë (armë sportive me gogla), duke deklaruar se këtë e kishte me vete ditën e ngjarjes.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të Ngjashme