
Më herët gjatë ditës u raportua se në fshatin Konçul të Bujanocit, xhandarmeria serbe ka zhvilluar një aksion bastisjeje në dy shtëpi të shqiptarëve.
Banorët e shqetësuar kanë informuar organet dhe Këshillin Kombëtar Shqiptar, duke pohuar se nuk iu është lejuar të afrohen pranë shtëpive, gjatë momentit kur po ndodhte bastisja.
Kryetari i Këshillit, Enkel Rexhepi, ka pohuar se ende nuk kanë informacione të detajuara rreth bastisjes.
“Nuk kemi akoma asgjë të re. Ende janë ato informacione” deklaroi Rexhepi.
Kujtojmë se Konçuli është fshat i banuar kryesisht me shqiptarë, e që gjendet pranë pikës kufitare “Dheu i Bardhë”.