Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Enver Hoxhaj uron ShBA-në në Ditën e Pavarësisë: Aleati ynë më i rëndësishëm në botë

 
   

Me rastin e 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe deputet i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka shprehur urimet dhe mirënjohjen për aleatin më të ngushtë të Kosovës, SHBA-në.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxhaj theksoi lidhjen e veçantë ndërmjet dy popujve duke thënë:

“Urime Dita e Pavarësisë aleatit tonë më të rëndësishëm në botë – Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mirënjohja dhe dashuria e popullit të Kosovës për ShBA-në nuk do të shuhet asnjëherë. ”