Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne.
Sipas njoftimit në web faqe të Kuvendit të Kosovës seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Siç thuhet në njoftim seanca do të fillojë në orën 10:00.
Detaje tjera për agjenden nuk u dhanë.
