
Disa burime diplomatike turke kanë thënë se presidenti turk, Rejep Tayip Erdogan ka kërcënuar se nuk do të marrë pjesë në samitin e paqes në Egjipt nëse “ndonjë aeroplan izraelit ateron aty”.
Presidenca e Egjiptit kishte njoftuar më parë se Netanyahu do të merrte pjesë në Samitin e Paqes në Sharm el-Sheikh, por Zyra e Kryeministrit izraelit konfirmoi më vonë se ai nuk do të merrte pjesë.
Sipas mediave turke, Presidenti Erdogan reagoi menjëherë pasi dëgjoi raportet për pjesëmarrjen e pritshme të Netanyahut, ndërsa ishte në rrugë për në Egjipt.
Ndërsa avioni presidencial turk përgatitej të ulej, Erdogan thuhet se i urdhëroi pilotit të qëndronte në ajër, duke i udhëzuar avionit të fluturonte mbi Detin e Kuq.
Ndërsa një zyrtar i qeverisë turke pohon për mediat ndërkombëtare se shtytja diplomatike e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan çoi në vendimin e Kryeministrit Benjamin Netanyahu për të tërhequr pjesëmarrjen e tij në samitin e Sharm el-Sheikh, një burim i thotë The Times of Israel se vendimi i Netanyahut i parapriu paralajmërimeve të Ankarasë për këtë çështje.
Zyrtari i qeverisë turke, duke folur për Associated Press në kushte anonimiteti në përputhje me rregulloret e qeverisë, thotë se Erdogan nisi një iniciativë diplomatike që fitoi mbështetje nga disa vende të tjera, duke bërë që në fund të fundit Netanyahu të anulonte pjesëmarrjen e tij.
Zyra e kryeministrit izraelit përmendi festën hebraikë si shkak për refuzimin e ftesës që të jetë në Egjipt.