Lajme

Erdogan në Kuvajt për vizitë zyrtare, nënshkruhen katër marrëveshje bashkëpunimi

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka mbërritur të martën në Kuvajt për vizitë zyrtare.

Ai u prit me ceremoni zyrtare në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit , nga Emiri Mishal Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah.

Në ceremoni ishin të pranishëm ministra ezyrtarë kuvajtianë dhe zyrtarë nga Ambasada e Turqisë në Kuvajt.

Presidenti turk po shoqërohet nga bashkëshortja e tij, si dhe ministra, zyrtarë të lartë dhe kreu i inteligjencës turke.

Gjatë kësaj vizite, katër marrëveshje u nënshkruan midis Turqisë dhe Kuvajtit në prani të Presidentit turk  dhe emirit të Kuvajtit, raportojnë mediat turke.

Pas takimeve dypalëshe dhe ndërdelegacionesh në Pallatin Bayan të Kuvajtit, u mbajt një ceremoni ku u nënshkruan marrëveshje të ndryshme midis dy vendeve.

Kuvajti është ndalesa e parë e turneut tre-ditor të Erdoganit në Gjirin Persik, i cili përfshin edhe Omanin dhe Katarin.



Të Ngjashme