Aktuale

“Ergys Agasi është parë në Surrel”- Berisha paralajmëron: Së shpejti do t’ia heqin edhe masën e arrestit! Më 22 mars shqiptarët do marrin fatin në duart e tyre

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë për lëvizjet e fundit të Ergys Agasit, i shpallur në kërkim. Teksa iu referua ‘qytetarit dixhital’, Berisha tha se Agasi është parë duke udhëtuar me makinën e tij drejt zonës së Surrelit.

Berisha tha se nuk është në dijeni se ka shkuar për të takuar Ramën po fshihet në atë zonë, por paralajmëroi se shumë shpejt atj do ti hiqet edhe masa e arrestit.

Referuar protestës së opozitës më 22 mars, Berisha theksoi se kjo datë do të shënojë “ditën e kryengritjes më të fuqishme paqësore që ka njohur Shqipëria në historinë e saj”.

“Sipas qytetarit dixhital ai është parë me makinën e tij, jo në eskortën e Edi Ramës, por është parë në një rrugë duke shkuar në Surrel. A fshihet ai në Surrel apo shkoi në takim në Surrel, nuk mund ta them. Por ju them me siguri se së shpejti do ti hiqet edhe masa e arrestit, sepse Rama me Sokol Sadushin e çliroi Agasin nga masa e arrestit si person nën hetim. Nuk ka më masë arresti për Agasin.

Kështu që gjithçka po shkon drejt konsolidimit të narkoregjimit dhe janë vetëm shqiptarët që do marrin fatin në duart e tyre. 22 marsi është dita e kryengritjes më të fuqishme paqësore që ka njohur Shqipëria në historinë e saj”, tha kreu i PD.

Të Ngjashme