Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Është vrasje”: Shoku i Daorsa Spahisë pretendon se Policia po e fsheh të vërtetën

Arbër Zhubi, shoku i Daorsa Spahija, vajza nga Gjakova e cila vdiq tragjikisht më 5 nëntor në Tetovë, pretendon se ajo u vra nga i dashuri i saj.

Në emisionin “Kosova Today”, Zhubi pretendon se Daorsa është shtyrë nga lartësia e ndërtesës nga i dashuri i saj, dhe gjithmonë sipas Zhubit, policia në Maqedoni të Veriut e ka fshehur të vërtetën, transmeton Klankosova.tv.

Moneytizer Paragrafi 2

“Personi pasi ka shtyrë vajzën rreth orës 16:15, ka zbritur poshtë, dhe e ka konfirmuar vdekjen e shoqes sonë, Daorsës, pra personi Hevzi Sejdiu, më pas, kamerat e sigurisë janë rreth pesë ose gjashtë kamera që përfshijnë hyrjet e apartamenteve, garazhe që kanë pamje të jashtme”, u shpreh Zhubi.

“Rasti është vrasje, që është fshehur nga Policia e vendit, dhe është krijuar terreni perfekt që konsiderohet vetëvrasje. Për shkak që në Maqedoni kanë memorandum që rastet e vetëvrasjeve të mos përmenden në media, kjo krijon edhe rastin perfekt që të mos komentohet nëpër media, dhe të orkestrohet paraprakisht me policinë vendore, persona që kanë kryer krimin, dhe krimi të mos bëhet kurrë publik”, pretendoi Zhubi.

Moneytizer Paragrafi 4

24-vjeçarja, e cila është e bija e ish-ushtarit të UÇK-së, Arbër Spahija, u varros më 7 nëntor në varrezat e qytetit të Gjakovës, duke lënë të pikëlluar përjetë familjarët.

Lidhur me këtë rast që tronditi opinionin, Prokuroria Themelore në Tetovë ka njoftuar se janë intensifikuar hetimet dhe do të ndërmerren të gjitha masat deri në zbardhjen e plotë të rastit, ku shtuan se të dhënat e para nuk jepnin indikacione për vepër penale.