Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Eugen Cakolli: Jetesa është bërë më e shtrenjtë, fuqia blerëse ka rënë

 
   

Eugen Cakolli nga KDI-ja ka komentuar deklarimet e ministrit në detyrë Hekuran Murati rreth ngritjes së çmimeve.

Ndërsa ky i fundit në një postim në Facebook tha se rritja më e madhe ka ndodhur te produktet bazike ushqimore, si rezultat i rritjes globale të çmimeve, por edhe supermarketeve, Cakolli ka thënë se për të njohur çmimet nuk duhet të jesh ekonomist.

“Unë s’jam ekonomist, ama për shembull – e blej një bukë çdo ditë. Deri para pak vjetëve, më kushtonte 35 centë. Sot 60 centë. Buka, furra edhe ato shitëset aty janë të njëjtat. Asgjë s’ka ndryshuar, përveç çmimit. Në muaj tash paguaj 18 euro për bukë, jo 10.5 si më herët. Po, qarkullimi i furrës është rritur. Por jo pse po hamë më shumë, apo pse po prodhohet më shumë.

Unë e di se, veç në rastin e bukës, i kam 7.5 euro më pak, për t’i shpenzuar diku tjetër. Ekonomikisht kjo mund të interpretohet qysh do, madje edhe si rritje e qarkullimit. Ama praktikisht, e vetmja rritje që e ndjejmë është ajo e çmimeve. Thjesht, jetesa është bërë më e shtrenjtë dhe fuqia blerëse ka ra. E për t’i ditur e kuptuar këto, nuk nevojitet të jesh ekonomist.”