Lajme

“EULEX, partner i palëkundur i KGjK-së dhe institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë”

Zyrtarë të EULEX-it, gjatë ditës së sotme morën pjesë në inaugurimin zyrtar të Muzeut të Sistemit Gjyqësor të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, EULEX thotë se kjo hapësirë i dedikohet ruajtjes së historisë dhe dokumentacionit të sistemit të drejtësisë të Kosovës.

Pos tjerash, në njoftim potencohet se misioni i EULEX-it vazhdon të jetë partner i palëkundur i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe i institucioneve të tjera kryesore të sundimit të ligjit në Kosovë.

“Jemi krenar për kontributin tonë të dhënë përgjatë viteve për zhvillimin e sistemit gjyqësor të Kosovës. Sot, me anë të aktiviteteve të monitorimit, Misioni vazhdon të jetë partner i palëkundur i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe i institucioneve të tjera kryesore të sundimit të ligjit në Kosovë, duke mbështetur angazhimet për fuqizimin e besimit publik në sistemin e drejtësisë përmes promovimit të drejtësisë, llogaridhënies dhe transparencës”, thuhet në njoftim.

Të Ngjashme