Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Euro në “greminë”, ndërsa Leku ka kapur “majat”/ Reagon Guvernatori i BSH Gent Sejko

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, në një konferencë për mediat, theksoi se inflacioni shënoi rënie gjatë tremujorit të dytë.

Gjithashtu u shpreh se në aspektin makroekonomik ngadalësimi i rritjes së çmimeve u ndikua nga inflacioni i importuar.

“Ritheksoj se kursi i këmbimit ka ardhur nga përmirësime strukturore. Është një trend që ka ardhur si përmirësim i bilancit të pagesave, burimet i kemi përmendur, janë remitancat, turizmi. Ne jemi në pikun e sezonit dhe historikisht është vënë re një lëvizje e tillë. BSH e ka të përcaktuar me ligj kur ndërhyn për kurs këmbimi, për efekt të objektivave tonë ligjorë.

Pra këto janë elementë që i kemi respektuar, kursi i këmbimit monitorohet me kujdes”, u shpreh ndër të tjera Sejko, duke shtuar: “Këshilli mbikqyrës thekson se mbetet e vëmendshme ndaj shpejtësisë së forcimit dhe luhatjeve të shtuara të kurseve të këmbimit gjatë muajve të fundit.

Nëse zgjerohen më tej këto fenomene mund të dëmtojnë funksionimin normal të tregut valutor dhe objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve dhe të stabilitetit financiar. Nëse do të konstatohen këto premisa BSH rezervon të drejtën të ndërhyjë në tregun e brendshëm valutor në përmbushje të mandatit të saj ligjor”, tha Guvernatori Sejko para mediave.