Lajme

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë një javë pushime

Sipas të dhënave të Eurostat, rreth 53% e familjeve në Shqipëri nuk mund të përballojnë një javë pushime në vit, duke e renditur vendin të dytin në Europë për këtë tregues, pas Rumanisë.

Më shumë se gjysma e familjeve shqiptare nuk kanë mundësi financiare të përballojnë një javë pushime larg shtëpisë. Sipas të dhënave të Eurostat, rreth 53% e familjeve në Shqipëri nuk mund të përballojnë një javë pushime në vit, duke e renditur vendin të dytin në Europë për këtë tregues, pas Rumanisë.

Sipas raportit, pas Shqipërisë renditen Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Greqia, ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian është rreth 27.5%, pothuajse gjysma e nivelit të regjistruar në Shqipëri. Në vendet me të ardhura më të larta, si Luksemburgu, Suedia dhe Holanda, kjo përqindje është dukshëm më e ulët.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se pamundësia për të përballuar pushimet lidhet ngushtë me nivelin e të ardhurave, koston e jetesës dhe fuqinë blerëse të familjeve, duke mbetur një nga treguesit kryesorë të mirëqenies ekonomike në Europë.

Të Ngjashme