Fahrije Hoti nga Koperativa Bujqësore “Krusha” ka falënderuar Vjosa Osmanin me rastin e përfundimit të mandatit presidencial të Republikës së Kosovës.
Në postimin e saj, Hoti ka shprehur mirënjohje për angazhimin dhe kontributin e dhënë, duke theksuar se gjatë këtij mandati Kosova është përfaqësuar me integritet, është fuqizuar në arenën ndërkombëtare dhe janë mbrojtur vlerat demokratike.
Ajo ka falënderuar për shërbimin ndaj atdheut dhe ka uruar suksese në sfidat e ardhshme.
Postimi i plotë:
Me përfundimin e këtij mandati, shprehim mirënjohje të thellë për angazhimin dhe kontributin tuaj ndaj Republikës së Kosovës.
Përmes lidershipit tuaj, vendi ynë u përfaqësua me integritet, u fuqizua zëri i Kosovës në botë dhe u mbrojtën vlerat demokratike. Puna dhe përkushtimi juaj kanë lënë gjurmë të rëndësishme në rrugëtimin e shtetit tonë.
Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut dhe ju urojmë suksese të mëtejshme në çdo sfidë të re që ju pret 🇽🇰
