Lajme

“Fajllat Epstein” tronditin dialogun Kosovë – Serbi: Tali sfidon BE-në dhe rolin e Lajçakut – ja porosia e tij!

 
   

Përfshirja e Miroslav Lajçakut në dosjen Epstein nuk e komprometon procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin ai e ka ndërmjetësuar për pesë vjet.

Kështu vlerësojnë zyrtarët evropianë, duke insistuar se lidhjet e Lajcakut nuk kanë pasur ndikim në dialog.

Kur bëhet fjalë për dialogun si të tillë, ai mbetet i paprekur nga zhvillime të tilla. Dialogu është një proces i qëndrueshëm që nga viti 2011, i cili është në pronësi të palëve dhe udhëhiqet nga Përfaqësuesi i Lartë. Gjithashtu, dialogu mbikeqyret vazhdimisht nga shtetet anëtare“, tha Anitta Hipper, zëdhënëse e BE-së.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur Driton Tali.

Ai argumenton se procesi është dëmtuar nga vetë udhëheqja e tij dhe se, pas zbulimeve nga “Fajllat Epstein” që përfshijnë Lajçakun, pretendimi se besueshmëria e BE-së nuk është cenuar nuk është serioz.

 Image
 Driton Tali 
 

A mundet ta dëmtojë procesin udhëheqësi i saj – natyrisht se po! Për faktin ae procesi udhëheqet nga ai/ajo.

Tashti se si do ta rikuperojë UE këtë dëmë, ajo ngelet për ta parë por pas gjithë atyre marifetllëqeve që dolën nga “Fajllat Epstin” në lidhje me Lajçakun të thuhet se nuk e kanë dëmtuar besushmërinë nuk është serioze”, u shpreh ai.

Tutje, Tali thekson që ka qenë vazhdimisht kundër emërimit të tij në dialogun Kosovë–Serbi, duke e parë si ish-komunist pro-rus e pro-serb, bindje që, sipas tij, u përforcua nga sjelljet e vazhdueshme në mbështetje të Vuçiçit dhe në dënim të Kosovës.

Ai e ilustron këtë qëndrim me thënien që i atribuohet Havelit, se ish-komunistët që shtiren si demokratë janë forma më e ulët e hipokrizisë politike.

Siç e dini unë gjithmonë kam qenë kundër jo vetëm emrimit të tij, si një ish komunistit pro rus (që dmth edhe pro-serb) në dialogun Kosove -Serbi, por edhe sjelljet e tij ma cimentonin atë bindje. Aelse nuk e humbte asnjëhere rasti për t’i dalë nē ndihmë Vuçiçit sa here ai përballej me presione për t’i vërë embargo Rusisë, dhe për ta denuar Kosovën në favor të Serbisë.

Bile e përdorja atë shprehjen që i atribuohet Havelit se “njeri më të poshtër se ish komunisti i cili e aktron demokratin, s’ka!”, të dedikuar ish komunistëve (aparatçikëve) të Lindjes të cilët brenda natës u bënë demokratë perendimorë”, shpjegoi Tali.

Ndër të tjera, ai shton që kërkon që BE-ja ta rishqyrtojë procesin dhe të korrigjojë padrejtësitë, duke argumentuar se rënia e ndikimit rus dhe rrethanat në Serbi e bëjnë të pajustifikueshme vazhdimin e qasjes aktuale.

“Prandaj unë pres nga UE që ta rishqyrtojë të gjithë procesin, dhe t’i menjanojë padrejtēsitë dhe devijimet, duke patur parasyah se tashti e ka më lehtë sepse po shifet se edhe Rusia e Putinit është duke shkuar drejt humnerës, dhe rreziku nga ajo është më i vogël se që ishte përpara. Për mos të vazhduar në rrethanat ekzistuese në Serbi”, përfundoi Tali për “Bota sot”.

 
 
 
 

 

Të Ngjashme