Aktuale

Faleminderit BARRIKADA!

Mbrëmjen e djeshmë është zhvilluar ndeshja cerekfinale e “Sunday League” Barrikada – FC Dymbëdhjeta.

Loja e rregullt përfundoi me shifrat 0 – 0 dhe në ekzekutimin e 11-metërshave fati i ka buzëqeshur FC Dymbëdhjetës të cilët kalojnë në fazën gjysmëfinale.

Ky rezultat i jep fund aventurës së ekipit të Barrikadës që deri në këtë fazë kishte zhvilluar me të vërtetë një kampionat të shkëlqyer, padiskutim sezoni më i mirë që prej themelimit.

Me mbështetjen e përhershme të tifozerisë, si asnjë ekip tjetër i “Sunday League”, ekipi i drejtuar nga Ardit Biba interpretoi në mënyrën më të mirë të mundëshme ndeshjet në grupe teksa u rendit në vendin e parë.

Padyshim rezultatet e këtij sezoni nuk mund të konsiderohen rastësore por kanë ardhur si një faze përgatitore intensive dhe punës plot pasion e përkushtim i stafit dhe futbollistëve duke nisur nga “veterani” Klevis Maze që luan për ekipin që prej ditës zero e deri te afrimet e shumta gjatë këtij kompeticioni.

Për të nisur me arkitektin e kësaj skuadre Enea Fezaj, pasioni, impulsiviteti i të cilit mishërohet te grinta dhe shpiriti i garës së lojtarëve në fushën e lojës.

Sezon vërtet fantastik, mbase me të drejtë për tifozët lojtari më i mirë i sezonit, portieri Susko me paraqitjet e tij ka mbajtur të paprekur portën për javë të tëra. Gjë të cilën e tregoi edhe dje me disa ndërhyrje vendimtare duke mbajtur rrjetën të paprekur.

Nga ana tjetër mjaft kompakte është paraqitur mbrojtja ku Aleks Giçi, kapiteni LORENC SALLUFI, Nasiel Maze, Mario Gjoka, Luis Kola, Ersi Sinani, veterani me eksperiencë Arjan Sheta dhe Olsi Xhoxhaj kanë interpretuar çdo ndeshje në lartësinë e duhur.

Në repartin e msefushës me Denis Nelin, motori i ekipit, Agim Saraçi, Abjel Bejzade, benjamini Rivaldo Bakaj, Leon Çota.

Nga ana tjetër sulmuesit Mirej Berberi, Arbër Mehmetllari të cilët kanë gjetur rrugën e rrjetës thuajse në çdo ndeshje, kanë ngritur peshë tifozerinë përgjatë gjithë këtij sezoni.

Paraqitje dinjitoze kanë zhvilluar edhe pjesa tjetër e ekipit. Me po aq passion e disiplinë, gjithmonë gati për ekipin kanë qenë edhe Safet Jaçe ish – gardiani i portës së Gramozit, Izmirjan Vezi, Avelino Alikollari, Mario Xhimi, Klejdi Alla, Endri Kllogjri, Kidni Ismaili, Liridon Mjekaj janë kontributorë në sukseset e skuadrës.

Në fund padyshim meritë për gjendjen e ekipit kanë padyshim tekniku Ardit Biba dhe ndihmësi i tij Bledi Bashllari që me disiplinë, përgatitje fizike e atletike dhe harmoninë e grupit arritën të çojnë ekipin në këtë nivel.

Punë të palodhur kanë zhvilluar edhe mjeshtrat e aparatit Mersin e Mario Xhimi të cilët me lenten e tyre kanë sjellë për tifozët foto e video të realizuara përgjatë momenteve më pikante të çdo ndeshje.

Nuk mbetet asgjë tjetër veç falenderimit të djemve për këtë sezon fantastik dhe emocionet e dhuruara. Urojmë që sezonin tjetër ky grup futbollistësh përfshirë edhe stafin teknik të sjellin një prej trofeve të shumëpritur nga tifozët.

Të Ngjashme