Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Faleminderit, Kosovë!”, Qorrolli: Mandati im nuk është shpërblim, por obligim ndaj jush

 
   

Vigan Qorrolli falenderon afro 19 mijë votuesit që më 28 dhjetor i dhanë mundësinë të përfaqësojë ata në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ai thekson se mandati që ka marrë nuk është një shpërblim personal, por një obligim i madh për të shërbyer me ndershmëri dhe përkushtim ndaj çdo qytetari.

“Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që më mbështetën, por edhe atyre që menduan ndryshe. Do të jem deputet i të gjithëve, sepse Kosova është e përbashkët dhe e ardhmja ndërtohet vetëm së bashku,” shkruan Qorrolli.

Ai premton se angazhimi i tij do të jetë për një Kosovë ku ligji zbatohet pa kompromis, dinjiteti i njeriut është në qendër të politikave publike dhe e ardhmja ndërtohet me punë e jo me fjalë boshe.

Qorrolli shpreh mirënjohjen për Kryeministrin Albin Kurti dhe VV për besimin dhe mbështetjen në këtë “epokë të ndryshimit që po e ndërtojmë së bashku”.

Postimi i plotë:

MIRËNJOHËS PËRJETË PËR BESIMIN TUAJ, I VENDOSUR PËR TA NDERUAR ATË!

Afro 19 mijë zemra që më 28 dhjetor rrahën fort, me bindje të palëkundur, për të më dhënë besimin të jem përfaqësues i tyre në tempullin më të shenjtë të demokracisë: Kuvendin e Republikës së Kosovës!

Jam thellësisht mirënjohës dhe i përulur nga besimi që më kanë dhënë qytetarët e Republikës për t’u zgjedhur si deputet i tyre.

Mandati që kam marrë nuk është shpërblim personal, por një obligim i madh për të punuar me përkushtim, ndershmëri dhe respekt ndaj çdo qytetari të Republikës së Kosovës.

FALEMINDERIT nga zemra të gjithë atyre që më mbështetën, por edhe atyre që menduan ndryshe. Do të jem deputet i të gjithëve, sepse Kosova është e përbashkët dhe e ardhmja ndërtohet vetëm bashkë.

Angazhimi im do të jetë për një Kosovë ku ligji zbatohet pa kompromis, ku dinjiteti i njeriut është në qendër të politikave publike dhe ku e ardhmja ndërtohet me punë, e kurrë jo me fjalë boshe.

Mirënjohje për Kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! për besimin, me një fjalë për epokën e ndryshimit që po e ndërtojmë së bashku.

Rruga përpara nuk është e lehtë, por është e drejtë. Me përgjegjësi, me vendosmëri dhe me besim në qytetarët tanë, do të ecim përpara, për Kosovën që e meritojmë.

Ky besim është busulla ime morale në çdo hap të shërbimit publik ndaj Jush.

Faleminderit, Kosovë!

Të falem përjetësisht!