Lajme

Familja Bunjaku rimarrin banesën në veri të Mitrovicës pas gati 40 vitesh

Sami dhe Vjollca Bunjaku kanë arritur ta rimarrin banesën që kishin në veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Syzana Hajradini, me anë të një postimi në ‘Facebook’. Ajo bën të ditur se kjo banesë iu kishte marrë familjes Bunjaku nga një serbe më 1990-ën.

“Pas shumë vitesh, halla dhe burri i saj (Vjollca Bunjaku Sami Bunjaku) arritën ta rimarrin banesën e tyre në veri të Mitrovicës, të cilën një serbe ua kishte marrë që nga viti 1990.

Sot janë shumë të lumtur që më në fund e kanë rikthyer pronën e tyre dhe kanë filluar ta rinovojnë për t’u kthyer përsëri”, ka shkruar ajo.

Të Ngjashme