Familja e veprimtarit Haki Imeri ka përshëndetur Vitin e Ri 2026 dhe ka vlerësuar lart mandatin institucional të Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti, duke e cilësuar qeverisjen katërvjeçare si historike për Kosovën.
Sipas tyre, ky mandat ka sjellë stabilitet, sundim të ligjit dhe forcim të pozitës ndërkombëtare të vendit. Në këtë kontekst, familja Imeri ka kërkuar rikandidimin e Vjosa Osmanit për postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.
Shkrimi i plotë:
-Te dashur miq urime viti i ri 2026
-E nderuara Presidente e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani,
-Ardhja në pushtet e lidershipit të ri, e konfirmuar përmes vullnetit të qartë qytetar më 14 shkurt 2021, shënoi një kthesë historike për Republikën e Kosovës.
– Në këtë datë, qytetarët e Kosovës i besuan drejtimin e vendit Kryeministrit Albin Kurti dhe Juve, duke rikthyer dinjitetin institucional dhe administrativ të shtetit.
-Për herë të parë në historinë e saj shtetërore, Kosova u qeveris me një mandat të plotë katërvjeçar.
-Ky mandat u udhëhoq me përgjegjësi, stabilitet dhe vizion shtetëror nga Kryeministri Kurti, me mbështetjen dhe bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm institucional.
-Ky bashkëveprim institucional kontribuoi drejtpërdrejt në avancimin e agjendave shtetërore, forcimin e pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës dhe konsolidimin e funksionimit demokratik të institucioneve.
-Për herë të parë në procesin shtetformues, Republika e Kosovës përjetoi një lidership me orientim të qartë shtetndërtues, të bazuar në sundimin e ligjit, integritet institucional dhe përgjegjësi publike.
-Arritjet e këtij mandati janë të shumta dhe të dokumentuara.
-Megjithatë, vetë përfundimi i mandatit në tërësi përbën dëshmi të stabilitetit institucional dhe të përkushtimit për ndërtimin e një shteti funksional dhe të sigurt.
-Gjatë kësaj periudhe, janë forcuar parimet e barazisë, mirëqenies sociale, mbrojtjes së sovranitetit, si dhe shtrirjes dhe zbatimit të integritetit territorial dhe kushtetues të Republikës së Kosovës.
-Këto parime, për herë të parë, u reflektuan në veprime konkrete dhe të qëndrueshme shtetërore.
-N’ kontrast me qeverisjet e mëparshme, të karakterizuara nga pazare politike dhe mungesë stabiliteti, ky mandat përfaqëson një kthesë thelbësore drejt qeverisjes së përgjegjshme, transparente dhe të ligjshme.
-Në këtë kontekst, kërkesa jonë është e qartë dhe e argumentuar: rikandidimi Juaj për postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.
-Vlerësojmë se përvoja, integriteti dhe përkushtimi Juaj institucional përbëjnë garanci për vazhdimësinë e stabilitetit dhe zhvillimit shtetëror të vendit.
-Me respekt të veçantë, shprehim urimin që mandati Juaj të vazhdojë edhe në vitet në vijim, në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

