
Përkundër pretendimeve se nuk takon zyrtarë ndërkombëtarë, Kryeministri Albin Kurti është parë duke biseduar me shefen e Gjykatës Speciale, Kaja Kallas, gjatë një vizite të saj në Kosovë.
Familja e Haki Imerit ka me sarkazëm ka inprovizuar një bisedë dule aulduar se ata diskutuan për punën e gjykatës, verdiktet e pritshme dhe të akuzuarit e profilit të lartë.
Shkrimi i plotë:
Miq,
Ani po thone hibridet se nuk po takohet Albini me zyrtar te huaj ,
Qe me Shefen e Gjykates Speciale, tuj ba muhabet…
Albin Kurti: Kaja, mirë se na erdhe në Kosovë!
Kaja Kallas: Mirë se ju gjeta, i dashur Kryeministër. Sot diell keni, më shumë se në Bruksel.
Kurti: Po ata në Hagë si janë? A kanë marrë ngjyrë a janë ende në hije?
Kaja: E ke fjalën për Gjykatën Speciale?
Kurti: Pikërisht. E kam më për qejf se kafen e mëngjesit.
Kaja: Gjykatësit si mollë. Të kuqe, të rrumbullakëta, por nuk kafshohen. Po punojnë. Verdikti? Kah fundi i vitit… ose vitin tjetër. Varet nga moti..
Kurti: Po drejtori i Drejtorisë Politike, a lirohet?
Kaja: Drejtori i… cilës ?
Kurti: Ai që Ramushi i thotë “djali i Brojës” kur nervozohet..
Kaja: Ah, ai që i shkruan letër vetes? Mediat thonë mund të lirohet. Për hatër të disa… telellave..
Kurti: Po a nuk deshmoi kundër vetes? Dhe shokët e tij kundër tij?
Kaja: Po. Një thes dëshmish. Kush më shumë, kush më hollë.
Kurti: E kur del?
Kaja: Ndoshta kur ti mos të jesh më kryeministër..
Kurti: Apo kur ti të jesh presidente e Estonisë?
Kaja (me sarkazëm): Apo kur të dy të jemi në pension dhe luajmë shah nëpër parqe..
Kaja: Hajde, ndrojmë temën. Se kjo na çon drejt në tribunal, edhe neve…