Familja e Haki Imerit ka reaguar ashpër ndaj Hashim Thaçit, duke hedhur dritë mbi mënyrën se si ai, për dy dekada, ka krijuar një histori të sajuar për të mbuluar të vërtetën.
Sipas familjes, Thaçi ka përdorur tituj të rremë si “drejtor i Drejtorisë Politike” dhe ka shkruar komunikata që kanë çuar në pritë dhe viktimizim të dhjetëra atdhetarëve, mbi të cilët ndërtoi karrierën e tij politike.
Familja Imeri denoncon pagesat e avokatëve luksozë, sajen e dëshmitarëve, si dhe botimin e librave biografikë me parathënie të porositura, për të ndërtuar një imazh të pasaktë të Thaçit.
Por, sipas familjes, as këto skema nuk do të shpëtojnë Thaçin.
Postimi i plotë:
Miq,
-Për 20 vite, Hashim Thaçi ushqeu publikun me tregime të fabrikuara.
-Ai thoshte se ishte “drejtor i Drejtorisë Politike” dhe shkruante komunikata që çuan në pritë dhjetëra atdhetarë.
-Mbi trupat e tyre ndërtoi ngjitjen politike.
-Më pas, si kryeministër i qeverisë së përkohshme, themeloi SHIK-un famëkeq me Kadri Veselin, të cilit tash e sa kohë po ia hedh fajin.
-Në Hagë dolën dokumente që tregonin se “drejtori i komunikatave” ishte edhe Komandant i Përgjithshëm i UÇK-së.
-Ai që dikur thoshte “historia nuk rishkruhet”, sot përpiqet ta rishkruajë vetë.
-Paguan avokatë luksozë, sajon dëshmitarë, blen libra biografikë me parathënie të porositura e servile.
-Madje edhe ish-prokurorin anglez Jeffry N. e pagoi me para të taksapaguesve, për të shtuar një grimë “kontributi” në biografinë e tij.
-Por a shpëton dot, duke ia ngarkuar barrën “shokëve”?
-A mund të zbardhet një jetë e mbështetur mbi gjak, me miliona euro e dorëshkrime luksoze?
-Vështirë..
-Edhe dëshmitarët e blerë, të rremë, po dështojnë në gjyqin e Hagës.
-Asnjë skenar, i trilluar nuk e fshin të shkuarën.
-Historia është udhëkryq i hekurt për Gjarprin e asaj kohe dhe për kreun e NPK-së tani.
-I PANDEHURI e di këtë.
-Shpëtimin e kërkon duke shpërndarë fajin mes “shtabeve e zonave”.
-Por plani do të dështojë, Gjarpër.
-Historia nuk shlyhet me laps të rremë.
-Drejtësia nuk njeh faj kolektiv; ajo po dëshmon dhe po provon fajin tënd.
-Sado dëshmitarë të sajuar e biografi të stolisura të ketë, udhëtimi i tij ka arritur në udhëkryq.
-Drejtësia nuk e lë të kalojë.
-Gjarpri ka mbetur i çakorduar, nuk bind më askënd.
-Sepse historia shkruhet me fakte – dhe ndonjëherë, po, edhe rishkruhet.
																									 
														 
																													 
													 

