
Familja e Haki Imerit e ka krahasuar kryeministrin Albin Kurti me presidentin historik, Ibrahim Rugova.
Ata përmes një shkrimi në Facebook, Rugovën e konsiderojnë themelues, ndërsa Kurtin rindërtues.
Sipas tyre, ata që tentuan ta shtrembërojnë humbën dhe ata që shpikën gojëdhëna u zhdukën në harresë.
Shkrimi i plotë:
Katër dekada histori.
Dy figura kryesore.
Ibrahim Rugova – themeluesi.
Albin Kurti – rindërtuesi.
Kosova mbijetoi falë vizionit.
Kosova u ringrit falë guximit.
Historia nuk blihet.
Biografia nuk falsifikohet.
E vërteta nuk përkulet.
Ata që tentuan ta shtrembërojnë, humbën.
Ata që shpikën gojëdhëna, u zhdukën në harresë.
Kontributet e të tjerëve janë të nderuara.
Por dy shtylla mbeten të palëkundura.
Dy gurë themeli.
Dy emra që historia nuk i fshin.
Rugova – drita e fillimit.
Kurti – fuqia e vazhdimit.
Kosova qëndron mbi ta.
Kosova ecën me ta.
Kosova i ka në gjakun e saj.