Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Familja e konfirmon : Agim Pllashniku përjashtohet nga puna në “Ibër Lepenc”, pas protestës ndaj Fitore Pacollit

Agim Pllashniku është përjashtuar nga puna në “Ibër Lepenc”,

Kjo është konfirmuar për Gazetën Express nga bija e tij e tij, Sonila Pllashniku.

Ajo ka thënë se do të angazhojnë një avokat për këtë çështje.

“Është përjashtu nga vendi i punës, për procedura është angazhu një avokat”, ka thënë shkurt ajo.

Kjo vjen pasi Pllashniku protestoi ndaj deputetes Fitore Pacolli duke e quajtur “hajneshë”, pasi familjarët e kësaj të fundit përfituan mijëra euro subvencione.

Kjo ka qenë temë kryesore në opinionin publik, pasi Pllashniku ishte dërguar në polici pas protestës.

Tash është përjashtuar edhe nga vendi i punës. /Gazeta Express