Lajme

Familja raporton zhdukjen e dy vajzave në Novobërdë, policia nis hetimet

Një prind ka raportuar në Policinë e Kosovës zhdukjen e dy vajzave të tij, rast i cili ka ndodhur në komunën e Novobërdës.

Sipas njoftimit të policisë, ankuesi, një mashkull kosovar, ka bërë të ditur se dy vajzat e tij, viktima femra kosovare, janë larguar nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të zhdukjes.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë, ndërsa rasti po trajtohet si “persona të zhdukur” dhe mbetet nën hetime.

Moneytizer Paragrafi 4


Të Ngjashme