Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Faton Bislimi reagon ashpër ndaj bllokadës politike: “Kosova e para – Aman, a keni pak ndërgjegje?”

 
   

Analisti dhe diplomati Faton Bislimi ka reaguar me tone të ashpra përmes një postimi publik, duke kritikuar bllokimin e institucioneve dhe vonesat në konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka drejtuar një apel të drejtpërdrejtë ndaj deputetëve të zgjedhur, duke theksuar se mosveprimi i tyre po dëmton rëndë imazhin dhe funksionimin e shtetit.

“Aman, a keni pak ndërgjegje, a keni pak përgjegjësi? 120 deputetë të Hanit t’Dilit, me gjasë nuk janë të vetëdijshëm për dëmin që po ia shkaktojnë vendit,” ka shkruar Bislimi.

Postimi i plotë:

KOSOVA E PARA!

Aman, a keni pak ndërgjegje, a keni pak përgjegjësi? 120 deputetë të Hanit t’Dilit, me gjasë nuk janë të vetëdijshëm për dëmin që po ia shkaktojnë vendit, për forcën e argumentit që po ia japim peshqesh armiqëve tanë shekullor se shqiptarët (e Kosovës) s’meritojnë shtet e s’dijnë të mbajnë shtet!

KOSOVA E PARA!

Tjerat janë krejt kalimtare, përfshi edhe juve edhe neve jashtë parlamentit. Historia do gjykojë, por veçse në faqet e saja të zeza!

KOSOVA E PARA!