Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci e ka “goditur” indirekt degën e LDK-së në këtë komunë, pas largimit të tyre nga koalicioni lokal në këtë qytet.
Prishjen e marrëveshjes me LDK-në, Peci e konfirmoi me qasje ironike.
“Me 3% nuk punon as iPhone-i”, ka shkruar Peci në Facebook.
Ndërkohë, kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë, Gëzim Plakolli ka njoftuar se për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje dhe shpërfilljes së propozimeve zyrtare të Degës së LDK-së, ka marrë vendim për dalje nga koalicioni qeverisës.